Serbia prej 25 Prillit ka me i futë mallnat e rrezikshme n’Kosovë!

kufiniks

Me ndërmjetësimin e BE’s, në Bruksel mbas bisedimeve maratonike dhe në nji atmosferë të randë dhe të tensionueme, rreth orës 3:30 mbas mesnates asht arritë marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallnave të rrezikshme ADR në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, ka njoftue ministrja për Dialog, Edita Tahiri e cila theksoi se kjo marrëveshje konfirmon se Serbia ka njohun shtetin e Kosovës në fushën e transportit të mallnave të rrezikshme.

Ministrja Edita Tahiri ka theksue se me ketë marrëveshje, të dyja shtetet janë pajtue për njohjen reciproke të certifikatave të ADR’s, simbas konventës e OKB për certifikatat e ADR’s (certifikatat për vozitësit dhe certifikatat për automjete) dhe të standardeve ndërkombëtare dhe europiane për transportin e mallnave të rrezikshme.

Kjo marrëveshje u arritë mbas tetë muej bisedimesh dhe mbasi Kosova vendosi masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Kjo marrëveshje asht në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për tregtinë e lirë të vitit 2011 dhe parimet e CEFTA’s.

Marrëveshja në fjalë hynë në fuqi nga data 25 Prill 2016 si dhe zbatimi i saj asht i garantuem nga Bashkimi Europian si ndermjetëse e dialogut të Brukselit.

Delegacioni i Qeverisë së Kosovës ka konfirmu se në ditën kur hynë në fuqi kjo marrëveshje atëherë në po të njajtën ditë do të hiqen masat e reciprocitetit të vendosuna nga Qeveria e Republikës së Kosovës.