Bisedimet në Bruksel për reciprocitet të targave, qe kur mbahen!

editatahiri

Raundi i ri i bisedimeve në mes Prishtinës dhe Beogradit ka me u mbajt pikërisht me 16 dhe 17 Nandor.

Këtë gja e ka konfirmue për Indeksonline, Ministrja për Dialog, Edita Tahiri e cila ka tregue edhe temat për të cilat pritet me u diskutue në këtë dy-ditësh.

“Po do të mbahen takimet me 16 dhe 17 Nandor dhe temat janë, lëvizja e lirë përkatësisht kemi  me dhanë raport për proceset e zbatimit të marrëveshjes për reciprocitetin e tabelave”, ka thanë Tahiri.

Gjithashtu simbas saj “Pjesë e takimit janë edhe elementet e tjera të marrëveshjes, pra heqja e tabelave ‘Proba’ dhe të kuptohet nga ky raport se deri ku asht arritë me zbatimin e marrëveshjes”.

Tahiri ka vazhdue tue theksue se në këto dy-ditësh të dialogut pritet që të kuptohet se deri ku asht arritë me zbatimin e marrëveshjes.