Bisedimet për paqe në Siri fillojnë prej 9 Mars

Bisedimet që kanë për qëllim me i dhanë fund konfliktit në Siri, kane me fillue me 9 Mars. Kështu tha i dërguemi i Kombeve të Bashkueme për Sirinë, Staffan de Mistura.

“Data 7 Mars 2016, asht caktue fillimisht si datë për rifillimin e bisedimeve, por nji shtymje e shkurtë ka qenë e nevojshme për me ofrue kohë të mjaftueshme për adresimin e çashtjeve logjistike dhe praktike”, tha Mistura.

Rrethi i parë i bisedimeve, të cilat kane nisë në fillim të muejit të kaluem, asht ndërpre mbasi Rusia i ka intesifikue sulmet ajrore në Siri në mbështetje të forcave të Presidentit sirian Bashar al-Assad.

Palët ndërluftuese me përjashtim të grupit ekstremist Shteti Islamik dhe Fronti Al Nusra, kane nisë të Shtunën nji armëpushim, i cili asht ndërmjetësue nga SHBA’t dhe Rusia.

OKB tha se armëpushimi po respektohet gjanësisht.

Konflikti civil në Siri ka fillue në Mars të 2011’s, ku mbi 260 mijë njerëz e kane humb jetën e miliona të tjerë janë largue nga shtëpitë e tyne.