Bisedimet Prishtinë-Beograd, qe kur hapet ura mbi Ibër

Bisedimet Prishtinë-Beograd kanë vazhdue edhe gjatë ditës së djeshme në Bruksel.

Njana ndër temat e diskutueme ka qenë edhe rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër dhe asht arritë dakordimi që procesi të vazhdojë simbas dinamikës së parapame.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në nji prononcim për Veriu.info nga Brukseli, ka kallxue se asht dakordim i tana palëve që Ura e Ibrit të hapet në Kallnor.

“Na nuk kemi pranue në asnji formë të diskutohen kufijtë administrativë, mbasi që ata janë të përcaktuem me Planin e Ahtisaarit dhe nuk ka me u dalë prej tij. Për këtë ka edhe dakordim nga ndërkombëtarët. Pra, katundi Suhodoll dhe katundet përreth kanë me mbetë me Mitrovicën e jugut, ashtu siç asht e parapame me Planin e Ahtisaarit”, ka thanë Bahtiri.