Bislim Zogaj i PDK’s për kryetar të Drenasit?

Qytetarët e Komunës së Drenasit më 4 Dhetor do t’ju drejtohen kutive të votimit për me zgjedhë kryetarin e ri të kësaj Komune.

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka nji emën konkret se kush ka me kandidue për kryetar të Drenasit, mirëpo burimet mbrenda kësaj partie thonë se po përflitet emni i deputetit të PDK’s në Kuvendin e Kosovës, Bislim Zogaj.

Në nji prononcim për Telegrafin, Zogaj nuk asht shpreh kundër kandidimit të tij.

 “Nëse partia Demokratike e Kosovës e ban nji kerkesë të tillë, jam i gatshëm me pranue ”, ka thanë ai.

Edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj, ka konfirmue se ka me kadidue për me marrë drejtimin e kësaj komune.

Në rast se atë nuk e kandidon partia, PDK, thotë se garës ka me i  hyjë si kandidat i pamvarun.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, para disa ditësh ka nënshkrue vendimin që këto zgjedhje me u mbajt më 4 Dhetor.