Bitcoin i rikthehet rekordeve, mësoni sa vlerësohet

Bitcoin u rrit me 10% mbramë, tue hy në nji territor të pashkelun ma parë, atë të 3,000 dollarëve.

Parja virtuale ma popullore në planet arriti në 3,242 dollarë mëngjesin e së Shtunes simbas Coinbase, ndërsa në këto momente vlerësohet me 3,203 dollarë, tue dërgue vlerën e tregut në 52 miliard dollarë.

Vlera e Bitcoin asht pothuejse trefishue që nga fillimi i vitit. Rekordi i dytë ma i naltë ishte arrite në Qershor në 3,025 dollar.

Analistët dhe investitorët ja atribojnë këtë rritje shpresës së dhanë nga përditësimi i softwer’it të teknologjisë blockchain që mshefet mbas bitcoin.