Bizniset iu shmangen obligimeve tatimore

kuponatfiskal

Nji numër i madh i bizniseve në Kosovë vazhdojnë me iu shmangë detyrimeve shtetnore. Numri i bizniseve, që i janë përgjigjë thirrjes së institucioneve kompetente m’u pajisë me arka fiskale, vazhdon të mbetet i ulët.

Nga mbi 150 mijë biznise sa thuhet se janë të regjistrueme në Kosovë vetëm rreth 30 mijë prej tyne janë të fiskalizueme.

Procesi i vendosjes së arkave fiskale ka fillue në vitin 2010 dhe qëllimi nga Administrata Tatimore e Kosovës ishte evitimi i evazionit fiskal.

Valentina Bytyçi – Sefa, zadhanëse në Administratën Tatimore të Kosovës, thotë për Radion Europa e Lirë se projekti i fiskalizimit asht vetëm nji nga shumë projekte që zbaton ATK’ja dhe se ky proces asht në rrugë të mirë të zbatimit.

“Procesi i fiskalizimit asht proces permanent, i cili ndërlidhet me paraqitjen e bizniseve të reja në treg, si dhe daljen nga tregu të atyne egzistueseve. Numri i bizniseve të fiskalizueme që nga viti 2010 e deri më sot është 27,102 – kurse pajisje fiskale që operojnë në tregun e Republikës së Kosovës janë 35,408”, ban të ditun Sefa- Bytyçi.