Biznisi i drejtuem nga Burgu i Dubravës

Simbas aktakuzës, grupi i udhëhequn nga Azem Syla, vazhdoi aktivitetin e tij edhe mbas burgosjes së disa prej anëtarëve, tue përdorë telefona mbrenda burgut të Dubravës e po ashtu tue përdorë familjarët për me komunikue dhe aranzhue shitjen e pronave.

Verdiktet në rastet “Bllaca 1” dhe “Bllaca 2” kishin ndikue në aktivitetin e grupit të Azem Sylës. Paraburgosja dhe arratia e disa prej anëtarëve, të cilët ishin dënue në këto raste, nxiti metoda të reja të komunikimit, tue i shmangë tashma takimet e zakonshme në lokalin në lagjen “Bregu i Diellit”.

Si shkruhet në aktakuzën e Prokurorisë, grupi vazhdoi aktivitetin e tij edhe mbas burgosjes së disa prej anëtarëve, tue përdorë telefona mbrenda burgut të Dubravës, e po ashtu tue përdorë familjarë të tyne për me komunikue dhe aranzhue shitjen e pronave.

Në disa raste telefoni i burgut të Dubravës ishte përdorë për me dhanë udhëzime e po ashtu telefona mbrenda burgut. Simbas aktakuzës, për me lehtësue veprimtarinë e grupit mbas burgosjes Shaban Syla angazhoi djalin e tij, Ilaz Sylën.

“Mbas përfshimjes së babës së tij Shaban Sylës në nji rast tjetër penal dhe arrestimit të tij në vitin 2011, Ilazi u ba pjesë e plotë e grupit”, thuhet në aktakuzë.

Ilaz Syla, simbas prokurorit, ishte veçanërisht i përfshimë në pastrimin e pareve. Ai u ba pronar i disa parcelave, të cilat mandej i ndau në nënparcela dhe mandej i transferoi ato përmes shitjeve të rreme te anëtarët e tjerë të grupit ose te njerëz të tjerë që kishin qëllim pastrimin e pareve. /Kallxo.com/