Biznismeni arab ikë nga Shqipnia mbasi e rrahën, bashkë me të edhe 450 milionë USD investime!

Omnix Albania, kompania që kishte me i investue 450 milionë euro në Lalëz, deklaroi tërheqjen e menjihershme nga të gjitha investimet në Shqipni.

Vendimi vjen dhetë ditë mbasi presidenti i kësaj kompanie, Fadi Mitri u rrah fizikisht nga persona, të cilët i kërkuen të largohej nga Shqipnia.

“Ky akt i randë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania për ndërtimin e nji kompleksi turistik prej 450 milionë USD në Lalëz”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Projekti turistik i miratuem vetëm dy muej ma parë në Këshillin Kombëtar të Territorit parashikonte ndërtimin e nji resorti gjigant, që kishte me i punësue rreth 1200 veta deri në vitin 2018. Simbas Omnix, projekti e shëndrronte Shqipninë në nji nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan dhe kishte me kontribue në rritjen ekonomike të vendit.

Por, dhetë ditë ma parë, disa persona rrahën fizikisht presidentin e Omnix Fadi Mitri. Policia ka arrestue nji prej autorëve dhe ka shpallë në kërkim dy të tjerë, ndërkohë që motivi i sulmit dyshohet se ka lidhje pikërisht me investimin e kompanisë në Lalëz.

“Omnix Albania dënon ashpër këtë ngjarje të randë kriminale, e cila sjellë indinjatë për çdo shqiptar. Tue fillue nga sot Omnix tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipnisë”, sqaron deklarata.

111-11-650x358