Biznismeni serbo-amerikan: Vonë jemi, kosovarët veç kanë lidhje me Trumpin!

Dobrivoje Tanasijevic (83), biznismen i fuqishëm që ka 60 vjet që jeton në SHBA, thotë se nëse serbët duen që presidenti i ri amerikan, Donald Trump, me ba diçka të mirë për ta, duhet mos me ndejt duarkryq.

“Tutem se kemi humbë hapin me të tjerët në rajon që veç kanë kontakte me këshilltarët e Trumpit. Raporte të mira kanë ata nga Kroacia, Sllovenia e Kosova”, thotë ai për Alo, transmeton Telegrafi.

I pyetun se cilat janë tarifat që politikanët amerikanë me luftue për serbët, ai thotë: “Mvaret nga posti, por shërbimi nuk shkon nën nji milion në vjet. Asht legjitime dhe nuk asht marre. Kqyrne çka bajnë në Kosovë: ja kanë ngre përmendoren Bill Clintonit në qendër të Prishtinës, rrugën e emnojnë me emnin e djalit të Joe Bidenit, dyqanet i quejnë Hillary Clinton. Tash edhe Trumpin kanë me nderue”.

Ai thotë se për me ba Trumpin për vete, serbët duhet me i rikqyrë raportet me Rusinë që janë të damshme për ta, sepse fjalët se Trumpi ka me pasë raporte të mira me rusët janë përralla fëmish.

“A e dini ndonji gjerman që asht njeri i rusëve? Trumpi ka rrajë gjermane”, shton ai. “Dhe, mos harroni, FBI dhe CIA e sollën atë në pushtet”.