Bjen çmimi i prodhimeve bujqësore, qe sa!

prodhimet

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikue indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi për tre mujorin e parë të këtij viti, simbas së cilit indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka ranie për -0.6 % krahasue me periudhën e njajtë të vitit që shkoi.

Simbas ASK’s, ky publikim asht i bazuem në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë.
Po simbas ASK’s, në tremujorin e parë të vitit 2016, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka ranie për (-2.2%), krahasue me periudhën e njajtë të vitit 2015, kurse indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 5.8 %.