Bjen prej ballkonit, vdes fëmiu 2 vjeçar

Njëi fëmi dy vjeçar ka vdek si pasojë e ranies nga ballkoni i katit të dytë i shtëpisë së tij.

Ngjarja raportohet se ka ndodh sot rreth orës 11:00, në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmue edhe zadhanësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai përmes telefonit tha se policia ka pranue informatën se nji fëmi dy vjeçar ishte dërgue në spitalin rajonal të Mitrovicës, pa sheja jete.

Me urdhën të prokurorit të çashtjes, trupi i pa jetë i fëmiut u asht dhane familjarëve.