Blair mbyll kompaninë e tij: Keni me u befasue për kend ndihet krenar!

Mbasi ish-kryeministri britanik lajmëroi se po mbyll perandorinë e tij të biznisit, zyra e tij konfirmoi për BIRN se punët me Shqipninë, të cilat nuk u banë kurrë publike, janë gjithashtu të përfundueme.

“Tony Blair Associates”, që po mbyllet, i ka përfundue detyrat e veta me qeverinë shqiptare, tue i dhanë fund nji bashkëpunimi që filloi në vitin 2013.

“Tony Blair Associates e ka përfunduar projektin e vet me Shqipninë dhe asht e kënaqun për ndihmën e ofrueme kryeministrit (Edi Rama) dhe qeverisë së tij në përpjekjet për me sjellë begati ma të madhe për popullin e Shqipnisë,” tha për BIRN përmes nji e-maili nji këshilltar i medias i Blair.

“Siç e dini, Blair ka thanë shpesh se sa vlerë ka pas vendi dhe populli shqiptar për të,” tha ai.

Të Martën, në nji lajmërim publik, ish-kryeministri dhe lideri i partisë laburiste Blair tha se po mbyllte veprimtarinë e tij lobuese dhe këshilluese të shumëkritikueme për t’u përqendrue te puna jo-fitimprumëse dhe bamirësia.

Tony Blair Associates, u themelue në 2007 dhe arriti kulmin tue punësue 200 persona, të cilët punonin ne ma tepër se 20 vende të ndryshme të botës.

Puna e Blair në Shqipni ka mbet gjithnji mister dhe nuk u zbulue kurrë realisht.
Bashkëpunimi filloi në Shtator 2013, në të njajtin muej që Rama mori detyrën si kryeministër.

Puna këshilluese e Blair e ka ba atë të pasun por gjithashtu shumë jopopullor në Mbretninë e Bashkueme, ku ai rregullisht sulmohet në media, veçanërisht për punën në vende si Kazakistani.

Në vitin 2015, Blair shtoi edhe Serbinë në listën e vendeve që paguhej për me u këshillue, pamvarësisht rolit të tij si nxitës i bombardimeve të Beogradit në 1999. /mapo.al/

 

blair-rama