Blakaj e demanton keq Tahirin për listat e të zhdukunve!

Organizatat që merren me monitorimin e trajtimit të rasteve të krimeve të luftës dhe familjarë të personave të pagjetun në Kosovë janë befasue me atë që kanë ndigjue nji ditë nga ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.

Ajo u tha të Hanën deputetëve të Kuvendit të Kosovës se nuk po diskutohet në Bruksel për të pagjetunit për shkak se Bashkimi Europian po i kërkon listat e të pagjetunve e që as Kosova e as Serbia nuk ka arritë me i  sigurue.

Drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, në nji intervistë për KALLXO.com e thotë krejt të kundërtën e asaj që e tha Tahiri.

“Lista e personave të zhdukun ekziston qysh nga viti 2001, ka pasë ndryshime të vogla në kuptimin e heqjes nga ajo listë e personave të cilët janë identifikue, janë gjetë dhe lista asht e saktë, tashma dihet saktë me emna e mbiemna të gjithë personat që janë të zhdukun gjatë periudhës kohore 1 Kallnor i vitit 1998 e deri me 31 Dhetor 2000 dhe nuk e shoh këtë si problem”, ka tanë Blakaj.

Sipas tij, janë ma pak se 1700 kosovarë të cilët janë ende të zhdukun dhe diku rreth 420 serbë.