Blic: Zbulohet plani i “msheftë” i Kosovës për anëtarësim në UNESCO

Edhe pse në përgjithësi nuk kanë kundërshtime ndaj ligjit për Liritë Fetare, deputetët e Listës Serbe nuk kanë me marrë pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku temë ka me qenë pikërisht ky ligj.

Siç mëson ‘Blic’, ideja e autoriteteve të Kosovës asht që të marrin në konsideratë këtë dokument, nëse miratohet me ndihmën e pakicës serbe, e mandej me përdorë si argument për pranimin e Kosovës në UNESCO.

“Qëllimi asht që serbët me u kthye në institucionet dhe me votue për këtë projekt-ligj, që normalisht nuk kanë ankesa të veçanta. Ligji nuk ka asgja të keqe, mbasi asht fjala për liritë fetare, por kjo asht mënyrë për me i “joshë” përfaqësuesit serbë në Kuvend”, thotë burimi për ‘Blic’ nga parlamenti i Kosovës.

Ai thotë se në qoftë se miratohet ligji, argumenton se Prishtina ka me ba përpjekje me ju bashkue UNESCO’s që don me thanë se Kosova mbron liritë fetare, që asht në favor të tana kishave, tue përfshi edhe ato serbe, dhe asht e gatshme m’i mbrojtë ato …

Grupi parlamentar i Listës Serbe ka konfirmue se nuk ka me marrë pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit.

“Si përfaqësues të popullit serb në Kosovë, na jemi dakord që nevojitet që kjo çashtje që rregullohen me ligj. Megjithatë, kjo ka me ndodh vetëm kur të sigurohen kushte të favorshme politike për përfaqësuesit serbë që të kthehen në institucionet e Kosovës, atëherë mundet që Lista Serbe me mbështetë miratimin e nji ligji të tillë”, thoshte deklarata e Listë Serbe.