“Blic’i” i Beogradit: Haradinaj e Thaçi veç dëshmitarë në Gjykatën Speciale. Ky ka me qenë i arrestuemi i parë

Gazeta Blic e Beogradit shkruen sot se Gjykata Speciale e Kosovës ka me fillue punën në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Simbas Blic’it, i akuzuemi i parë ka me qenë Daut Haradinaj, ndërsa lideri i AAK, Ramush Haradinaj, dhe presidenti Thaçi kanë me qenë vetëm dëshmitarë gjatë procesit të gjykimeve.

Burime të kësaj gazete kanë thanë se vetëm po pritet formimi i Qeverisë në mënyrë që Gjykata me fillue punën.

Simbas gazetës, arrestimi i njerëzve të akuzuem ka me u ba nga njisia special e EULEX’it të ndihmuem edhe nga policia e vendit.