Blici serb: Ballkani, perseri fuçi baruti

E përditshmja ma e madhe serbe “Blic” sot ka dalë me nji ballinë nxitëse për lufta të reja në Ballkan.

Ballina me titullin “Ballkani perseri fuçi baruti”, portretizon liderat ballkanikë, tue u nis nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic etj, shkruen lajmi.net.

Në tekstin me mbititullin “Në rajon perseri përmenden vitet e luftës”, janë edhe Bakir Izetbegovic, përfaqësues i presidencës boshnjake, pastaj krimineli serb Vojislav Šešelj, kryetari i SPS-it, Ivica Dacic, ish-komandanti boshnjak, Naser Oric dhe ish-gjeneralmajori kroat, Branimir Glavash.

“Marredhaniet ndërmjet Serbisë, Kroacisë dhe Bosnjës qe nji kohë të gjatë nuk kanë qenë në nivel ma t’ulët. Dacic: Deklarimet e Kroacisë ngjasojnë me ato të vitit 1940.
Ministri kroat Kovaç: Propaganda e Serbisë të kujton vitet e 90’ta të agresionit të Miloshevic’it”, asht nëntitulli i gazetës serbe.

Deklarata e presidentit kosovar nuk asht perfshi, por ka të bajë me përmendjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë.

Kohëve të fundit në Serbi përmendet gjithnjë e ma shumë se “Blic” ka ra në ndikimin kryeministrit Aleksandar Vucic, prandaj nji tekst i tillë shihet edhe si perçim i mesazhit të tij.