Blindohet Europa, forcohen masat e sigurisë kundër sulmeve terroriste

Qeveritë europiane po përpiqen sërish me gjetë nji sistem të ri masash sigurie që kishte me jau vështirësue ekstremistëve përdorimin e kerreve, thikave dhe llojeve të tjera të armëve të teknologjisë së ulët për me i sulmue civilët në qendra e qyteteve dhe në pikat kryesore monumentale dhe turistike.

Sulmi me kerr në fillim të këtij mueji në Barcelonë ku nji kamion mori jetë kambësorësh, u pasue nga nji sulm me thikë në qytetin Turku, të Finlandës. Për shkak të këtyne sulmeve, autoritetet kombëtare dhe lokale në mbanë kontinentin po rikqyrin masat e sigurisë dhe po ngrenjë barriera që kanë me i pengue ekstremistët që synojnë me i goditë civilët.

Në muejin Mars, nji britanik i konvertuem në mysliman, Khalid Masood, goditi me kerr kambësorët në urën Westminster dhe në vazhdim goditi me thikë nji polic në territorin e pallatit Westminster, përpara se të vrahej me armë. Kryetari i Londrës ka ba thirrje që të ndalohet qarkullimi i kerreve në sheshin e Parlamentit.

Nji zadhanës i Westminister tha se “po bashkëpunojmë me policinë dhe shërbimet e sigurisë për m’u sigurue që masat e sigurisë të jenë të efektshme dhe të përballojnë të gjitha llojet e kërcënimeve me të cilat mund të përballet parlamenti”.

Në Romë, autoritetet kanë ngritë barriera të reja përreth pikave historike për me parandalue sulme me kerre. Megjithatë, po debatohet shumë për aspektin estetik, ndërsa politikanë dhe banorë të qendrave historike po kundërshtojnë pengesat me pamje jo të kandshme. Vazo të mëdha me lule u vendosën ditën e Hanë përreth pallatit presidencial Quirinale. Mbas sulmit në Barcelonë, vazo të tilla janë vendosë edhe te Forumi Romak dhe të tjera kane me u vendose edhe te Via del Corso dhe Piazza del Popolo./voa