Blindohet Londra, kryeministrja May paralajmëron qytetarët për diçka

‘Shteti Islamik’ mori përgjegjësinë e sulmit terrorist ne metron e Londrës ku mbetën të plagosun 29 persona.

Simbas nji deklarate të transmetueme nga agjencia propagandës, Amaq, ushtarët e khalifatit goditën në zemer të kryeqytetit britanik.

Niveli i alarmit në Britani asht maksimal, mbasi siç tha kryeministrja britanike, Theresa May, shërbimet britanike konsiderojnë se mundet me pasë nji tjetër sulm të afërt.

Ajo lajmëroi se qytetarët në ditët në vazhdim kanë me pa nji numër mq të madh të policisë dhe ushtarëve të armatosun në udhët e vendit.

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, në intervistën e tij radiofonike për LBC, tha se policia po vazhdon hetimet me i gjetë dhe arrestue autorët e sulmit.

Policia, nga ana e saj, ka deklarue përmes nji komunikate për media se njisia anti-terroriste kreu nji “hetim të shpejtë me i identifikue ata që janë përgjegjës”, por shtoi se për momentin nuk ka ba “asnji arrestim”.

Shperndaje në: