Blindohet Stambolli me 1800 forca të reja!

Rreth 1800 forca policie kanë mbërri në Stamboll, si përforcime nga zonat periferike, mbas deshtimit të grushtit të shtetit.

Lajmin e ban të ditun agjencia e lajmeve, “Anadolu”.

Agjentët e policisë janë pozicionue në strukturat që patrullojnë nepër qytet, njofton agjencia shtetnore e lajmeve.

Shefi i policisë së Stambollit, Mustafa Caliskan, ka dhanë urdhnin me u rrxue çdo helikopter që fluturon pa autorizim mbi qytet.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka urdhnue monitorimin e hapësinës ajrore turke në nivel kombëtar.