Bllokohet rruga për n’Shkup. Rrëshqet dheu te Gryka e Kaçanikut

Ministria e Infrastrukturës ka njoftue se për shkak të rreshjeve të shiut, në rrugën N2 – Prishtinë-Hani i Elezit, në Grykën e Kaçanikut, ka pase rrëshqitje të dheut, kështu që kjo pjesë e rrugës asht mbyll dhe aktualisht asht e pakalueshme.

Rruga, sipas MI, asht blloku në pjesën te muri mbrojtës, ku para do kohe pat intervenu KFOR.
“Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve po punon dhe ban përpjekje me liru sa ma parë pjesën e bllokueme të rrugës. Me këtë rast kërkojmë nga qytetarët me pase mirëkuptim deri në sanimin e gjendjes së shkaktueme, ndërsa për lirimin e rrugës do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.