Bloomberg View: Njiheni Kosovën ose pagueni çmimin!

8 vjet mbasi që Kosova shpalli pamvarësinë nga Serbia, pesë shtete anëtare të Bashkimit Europian ende refuzojnë ta njohin atë.

Ato duhet të ndryshojnë qendrimin e tyne.

Ato po kontribuojnë për nji vrimë gëlltitëse ekonomike dhe të sigurisë në zemër të Ballkanit – dhe nëse historia asht ndonji udhëzues, kjo perban nji ide të keqe, “Bloomberg View”, transmeton Republika.info.

Kosova nuk do të kthehet ma në Serbi.

Ma shumë se gjysa e të gjitha shteteve e kanë njoft shtetin kosovar, shkruen kjo agjenci nderkombëtare e lajmeve.

N’Europë, 80 për qind e kanë njoft Kosovën, dhe atë më nji arsye të mirë: Dështimi për të integru Kosovën do të rrezikojë sigurinë e tyne.

Kosova, nji shtet prej 1.8 milion banorë, kishte përqindjen ma të naltë të qytetarëve që luftojnë përkrah ekstremistëve në Siri dhe Irak.

Krimi i organizuem ndërkufitar asht i ngulitun, i ndihmuem nga korrupcioni.

Prandaj, do të ishte e pakuptimtë që ky zinxhir i inteligjencës dhe informacion n’Europë të mbetej i errët, shkruen Bloomberg View.

“Njerëzit shkuen në Siri dhe Irak dhe na duhet të përgaditemi për t’u përball me pasojat, kur ata të kthehen. Për këtë na kemi nevojë për bashkëpunim rajonal, dhe na duhet qasje n’organizata nderkombëtare të tilla si Interpol. Por, për ne, procesi i anëtarësimit asht zgjat.

Për Europol’in pengesa qendron në pesë shtetet anëtare të BE’s që nuk e kanë njoft Kosovën: Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja”, citon Bloomberg, kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.