Blushi e ‘godet’ Ramen: Shqipnia me pagen minimale ma t’ulët n’Europë

ben-blushi-1

Deputeti Ben Blushi, asht largue zyrtarisht nga Partia Socialiste (PS) ka shpalos sot nji nga pikat themelore të projektit të ri politik.

Në nji postim në profilin e tij në Facebook, Blushi ndalet në nji çashtje me interes të madh për gjithë shqiptarët, atë të rrogës.

“Nji shtet që lejon që rroga minimale të jetë 700 leke në ditë asht mizor dhe i pashpirt.

A duhet të rritet paga minimale? Pa asnji dyshim. Ka me qenë nji nga çashtjet themelore të Projektit te Ri Politik”, ka shkrue Ben Blushi.
Ky asht postimi i Blushit:
Shikoni sa është paga minimale në Shqipëri.Më e ulëta në Europë. Të gjithë ata që thonë se pagat e ulëta thithin më shumë investime të huaja e kanë gabim.

Shqipëria është vendi i fundit në rajon për investimet e huaja direkte. Pagat e ulëta janë burim skllaverie,varfërie,emigracioni dhe injorance.

Një shtet që lejon që paga minimale të jetë 700 leke në ditë është mizor dhe i pashpirt. A duhet të rritet paga minimale? Pa asnjë dyshim.

Do jetë një nga ceshtjet themelore të Projektit te Ri Politik. Sa më shumë të varfër aq më pak të pasur. Sa më pak të varfër aq më shumë të pasur!

 

blushiii