Blushi ‘godet’ Ramën: Nacionalisti Rama…edhe Esat Toptani ishte nacionalist

Deputeti Ben Blushi tue folë në Kuvend, ka folë për Edi Ramën dhe nacionalizmin e tij. Për udhëheqësin e Libra’s, Rama asht nji nacionalist dhe jo nji patriot. Simbas tij, nacionalistët e shkatërrojnë vendin e tyne, ndërsa patriotët e mbrojnë.

Blushi ka përmendë edhe emnat e nacionalistëve shqiptarë, tue e krahasue edhe Edi Ramën me ta. Për Blushin, nacionalist ishte edhe Esat Pashë Toptani.

Nji pjesë nga fjala e deputetit Ben Blushit në Kuvendin e Shqipnisë:

“Rama na ftoi në garën e nacionalismit.

Nacionalistët e kanë shkatërruar Europën dhe patritotët e kanë bashkuar. Për shkak se e ka paguar këtë leksion me gjak, Europa sot e di shumë mirë kush është nacionalist e patriot. Në kushtet tona, për shkak të historisë e ka pasur të vështirë për ta ndryshuar nacionalistin ekstrem dhe patriotin, sidomos kur nacionalistët e kalojnë kollaj kufirin dhe bëhen patriot.

Nacionalistë shqiptarë janë ushqyer me miellin e fqinjëve dhe krundet e Shqipërisë. Shumë na ftuan për të bërë ndryshimin e nacionalistit me patriotit.

Ismail Qemali ishte patriot

Esat Toptani ishte një nacionalist, një tradhtar

Abdyl Frashëri ishte patriot

Mit’hat Frashëri ishte nacionalist

Fan Noli ishte patriot

Ahmet Zogu ishte një pragmatist

Meqë nacionalistë kanë nisur të kenë sukses në Europë, edhe Shqipëria nuk mund të mbetet pa nacionalistë. Nacionalistët shqiptarë nuk merren seriozisht. Ata nuk kërkojnë më shumë barazi, solidaritet e harmoni, por ata kërkojnë vetëm pushtet. Ky është një cen që i bashkon, nuk dinë të qeverisin, ose qeverisin shumë keq dhe kur e kuptojnë bëhen më shumë nacionalistë seç janë dhe kërkojnë hapësira të mëdha. Nacionalistët i shtynë vetëm dëshira për pushtet. Edhe Berisha në 100 vjetor u bë nacionalist dhe nuk kishte asnjë program, por për nja 4 muaj jetoi në ujërat e nacionalistët.

Kryeministri ka hapur një debat sot, një debat pa kuptim. Pse na duhet ky debat sot, kur Shqipëria ka probleme pa fund. Ky debat është pjellë e shterpësisë për të mbledhur vota aty ku nuk ka, do them ca gjëra”.