Blushi ja kthen Rames: ‘Kur shkrimtaret merren me qentë, qentë merren me librat’

Gjatë intervistës që dha mbramë në “Studio e Hapur” kryeministri Edi Rama sulmoi ish-deputetin e tij Ben Blushi tue thanë se nuk ka ba asnji punë në shërbim të qytetarëve.

Tue i kujtue kohën kur kreu i maparshëm socialist Fatos Nano e bani ministër, kryeministri ironizoi: “Ben Blushi ka pasë dy kryetarë në parti Fatos Nanon dhe mue. Me Fatos Nanon u ba nja tre herë ministër dhe s’bani asnji punë. Me mue s’bani asnji punë por bani nja tre libra, romane”.

Deputeti i larguem nga PS për me krijue partinë e tij së bashku me Mimoza Hafizin që gjithashtu la Partinë Socialiste, i ka kthye përgjigje shefit të mazhorancës.

“Paska folë Edi Rama për romanet e mi! Kur shkrimtaret merren me qentë, qentë merren me Librat!”, shkruen Ben Blushi në rrjetin social Facebok.