Blushi kallxon qysh i kalon ditët Rama dhe kend ka me burgosë!

Derisa ka ba bilancin se si i kalon ditët kryeministri Rama, Ben Blushi asht ndal te shifrat, tue përcjellë me ironi se kriza ka mbërthye vendin.

Jo vetëm kaq, por deputeti socialist paralajmëroi se Rama ka me burgosë edhe Ilir Metën para se me hy në zgjedhje.

“Nëse burgu do të shërbente për të nxit Reformën, ai ka në plan dhe nji njeri ta fusë në burg, Ilir Metën dhe besoj se këtë premtim do ta mbajë para se PS me hy në zgjedhje”, tha Blushi.

“Janë 1 mijë ditë në pushtet dhe e dini si i kalon ditët Rama?!

100 ditë selfie

200 ditë në avion

300 ditë në stadium

400 ditë në burg

Po, në burg dhe këtë të fundit jua shpjegoj pse e them.

Se Edi Rama i do shumë burgjet. Dhe këto 400 ditë ja dedikoi burgjeve.

Futi në burg ata që nuk paguenin energjinë; që ndërtonin nji tullë.

Burg, burg, burg dhe e mbajti premtimin për shkak të kokëfortësisë së vete.

Nuk e përdori vetëm për të fut, por edhe për me nxjerrë shokët e vete, ata që kishin vra e përdhunue dhe shokët sot janë të lirë, miratuen sot Reformën në Drejtësi.

Por Edi Rama nuk bani vetëm kaq kur u mor me këtë punën e burgut./albeu.com/