Blushi: S’due që parlamenti i Shqipnisë me u ba si n’Kosovë!

​Ben Blushi asht shpreh se seanca e sotme në Kuvend duhet të ishte nji debat serioz për dekriminalizimin dhe jo shitore voshë.

Tue folë për mediat, Blushi tha se ka ardhë dita që PS të kerkojë falje për ndotjen e Parlamentit.

“Debat serioz për gjendjen ku asht katandis Parlamenti. Shpresoj të mos kemi raste si në Kosovë. Sot ka ardh dita që të paktën na që jemi në shumicë, PS në radhë të parë duhet t’i kerkojë ndjesë shqiptarëve për degradimin dhe ndotjen e imazhit të këtij Parlamenti. Për fat të keq ky mbetet e do mbetet nji nga parlamentet ma të damkosuna në historinë e Shqipnisë”, tha Blushi.

Ndërsa për tërheqjen e Prengës nga Kuvendi, Blushi tha se asht nji veprim i drejtë i tij, por asht nga ato raste kur nuk i lihet në dorë ndergjegjes së njeriut.