Rockeri fiton Nobelin! (video)

Bob Dylan asht kangëtar-kompozitor, artist dhe shkrimtar amerikan. Nji nga ikonat muzikore t’Amerikes.

Ai vlerësohet si njeriu që ka ndikue në muzikën popullore dhe kulturën botnore për ma shumë se pesë dekada.

Legjenda 75-vjeçare e rockut mori çmimin “për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe të kangës amerikane”.

Dylan ka lind në vitin 1941 dhe filloi karrierën e tij muzikore në vitin 1959, tue luejt në shtëpitë-kafene në Minesota.

Pjesa ma e madhe e punës së tij të çmueme daton në vitet 1960.

Kangët si “Blowin’ in the Wind” dhe “The Times They are A-Changin” u banë himne të antiluftës dhe lëvizjeve për të drejtat civile.