Bojkoti i Kuvendit nuk i prish punë koalicionit PDK-LDK

Po bahen 7 muej që 3 subjektet opozitare janë ba bashkë për me i kundërshtue marrëveshjet e nënshkrueme me Serbinë.

Mirëpo me vendimin për bojkotin e Kuvendit, Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës hodhi nji hap para aleatëve të vet në opozitë, e madje jo vetëm pa e pritë përgjigjen e tyne, por edhe pa u konsultue hiç me ta.

E nëse dy subjektet e tjera opozitare, Vetëvendosja dhe Nisma kanë me iu bashkue AAK’s në këtë vendim, atë demokracia në Kosovë ka me ba nji hap mbrapa, mbasi Kuvendi ka me mbetë pa opozitë.

Por monitoruesi i Kuvendit nga KDI, Albert Krasniqi, thotë se kjo nuk asht zgjidhje e krizës, dhe se parlamenti ka me vazhdue punën, sepse shumica i ka numrat.

Ndërsa profesori i shkencave politike, Afrim Hoti e sheh situatën në dy kandvështrime të ndryshme.

Megjithatë, të dy njohësit e situatës në vend, pajtohen se vetëm zgjedhjet janë zgjidhje për situatën.