Bomba dhe shpërthime, këto pamje vërtetojnë se ushtria amerikane asht ma e forta (video)

Këto janë pamjet e nji stërvitje masive ushtarake të ushtrisë amerikane, shumë pranë brigjeve të Koresë së Veriut.

Ato janë filmue pak ditë mbas paradës ushtarake të Koresë së Veriut dhe janë pa si nji na provat ma të fuqishme të forcës ushtarake të Pengatgonit.

Forcat e Koresë së Jugut dhe Marina amerikane shihen tue u ushtrue për me i testue raketat dhe mjetet e tjera ushtarake.

Gjatë stërvitjeve, janë filmue shpërthime masive dhe bomba te fuqishme nga të dyja ushtritë.

“The Telegraph” raporton se ky asht paralajmërim i drejtpërdrejt për Korenë e Veriut, tue theksue se tensionet e fundit mes shtetit diktatorial dhe SHBA’ve janë në pikë kritike.