‘Bomba’ e Gavric, hyna pa u kontrollu me eksploziv disa herë n’Kosovë!

I akuzuemi për terrorizëm Slobodan Gavric tha në gjykimin e tij se kerri nuk ju kontrollu kur hyni në Kosovë me eksploziv.

“Gjatë hymjes në Kosovë nuk më asht kontrollu kerri, ndërsa unë kam hy në Kosovë me letërnjoftim të Serbisë,” tha Gavric gjatë paraqitjes së mbrojtjes së tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gavric që po pretendon se materien shpërthyese e solli në Prishtinë për me shit, tregoi se derisa qëndronte në hotelin “Grand” eksplozivin e kishte me vete.

“Derisa kam qendrue në ‘Grand’, materia-eksplozivi ka qenë me mue,” tha Gavric.

Gavric ma tutje tregoi se 12.219 kilogramët e eksplozivit të llojit PETN që ju zunë në kerr në Prishtinë në Dhetor të vitit 2014 i kishte marrë 10 ditë para se të vinte në Kosovë.

“Këtë masë e ka sjellë nji mik-Zhelko Todorovic me qellim që me i ndihmue për shitje në Kosovë,” tha Gavric.

Ai përsëriti edhe sot se nuk ishte hera e parë që me këtë masë shpërthyese erdhi në Kosovë.