Bombardime në nji zonë të Ukrainës, përshkallëzohet situata

Prej disa ditësh, fshati Shirokine në vijën e frontit në lindje të Ukrainës asht ba objekt i bombardimeve intensive që kanë lidhje simbas Kievit me përshkallëzimin e tensioneve midis Ukrainës dhe Rusisë në Krime.

“Të Shtunën në mëngjes nji seri të shtanash vuni përballë rebelët prorusë dhe forcat e Kievit”, pohoi komandanti i forcave të armatosuna ukrainase, Viktor Sikoza.

Tue ecë përgjatë vijës bregdetare të Detit Azov, ai u shpreh:”Kjo situatë asht e ngjashme me fillimin e luftës, në 2014. Kundërshtarët nuk po i përmbahen marrëveshjes së Minskut të nënshkrueme në Frorin e 2015 me qëllim normalizimin e situatës në lindje, ku konflikti regjistroi ma shumë se 9.500 të vdekun në ma shumë se dy vite.