Bombardoi dikur Serbinë, qe për çka asht nominue tash!

David Goldfein

Gjenerali David Goldfein asht nominue për postin e zyrtarit ma të naltë të Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, pothuejse 17 vjet mbasi i mbijetoi goditjes së aeroplanit luftarak F-16, përderisa po merrte pjesë në nji mision luftarak që bombardonte mbi Serbi.

Vendimi i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter, u ba i ditun nga Pentagoni.

Nëse miratohet nga Senati, Goldfein do ta zavendësojë gjeneralin Mark Welsh, i cili do të dalë në pension në muejin Korrik, mbas shërbimit si shef i Forcës Ajrore që nga Gushti i vitit 2012.

“Nëse konfirmohet ky nominim, unë zotohem që ka me ju shërbye pjesëtarëve tanë dhe familjeve të tyne pa hezitim dhe do ta respektojë trashëgiminë e jashtëzakonshme të integritetit, shërbimit dhe përsosmënisë”, citohet të ketë thanë gjenerali Goldfein, mbas shpalljes së nominimit.

 

bombing