Bombarduesit e SHBA’s fluturojnë mbi Gadishullin korean!

Bombarduesit e SHBA’ve kanë fluturue mbi Korenë e Jugut, me qëllim të shfaqjes së forcës ndaj Phenianit, i cili javën e kaluem kreu provën e pestë bërthamore.

Bombarduesit B-1, të shoqnuem nga avionë ushtarakë të SHBA’ve dhe Koresë së Jugut, kanë fluturue mbi bazën ajrore Osan, që gjendet 120 kilometra larg kufinit me Korenë e Veriut.

Fluturime të tilla janë zhvillue edhe ma parë kur ka pasë tensione në Gadishullin korean.

Koreja e Jugut thotë se nuk ka armë bërthamore dhe mbështetet në “ombrellën bërthamore” të Shteteve të Bashkueme, për me u mbrojt nga Koreja e Veriut.

Washingtoni ka stacionue ma shumë se 28 mijë trupa në Jug.

Koreja e Veriut e konsideron praninë e SHBA’ve në gadishull si kercënim bërthamor dhe si provë të armiqësisë së SHBA’ve dhe për këtë arsye thotë se ka nevojë me u zhvillue bombë bërthamore.

Shpërthimi bërthamor i javës së kalueme në Korenë e Veriut, ishte ma i fuqishmi deri tash.

Shumë analistë koreanë janë të shqetësuem se Veriu ka me zhvillue nji kokë të vogël por të sofistikuem bërthamore, e cila mund të vendoset në raketa dhe të lëshohen nga nëndetset, të cilat munden me arritë deri në territorin e SHBA’ve.