Bombat e Brukselit të mbushuna me gozhda për me vra ma shumë!

Bombat e përdoruna për sulmin terrorist n’aeroportin e Brukselit ishin të mbushuna me gozhda.

Kjo asht nji teknikë e terroristëve për të shkaktu sa ma shumë viktima.

Radiografia asht publiku nga VTM, nga spitali ku kanë shkue shumë prej të plagosunve.

Simbas mjekut Marc Decramer shumica e të lenduemve kishin goditje nga mjete metalike si gozhdë dhe bulona.

Nji teknikë e tillë asht përdor nga terroristët edhe në maratonën e Bostonit me 15 Prill 2013.