Bombola shperthen edhe n’Prishtinë, lendohet 1 person (foto)

Nji person asht lendue mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i nji bombole gazi në nji objekt banesor në kryeqytet.

Shpërthimi ka ndodh në nji banesë në katin e pestë të nji objekti banesor në rr. “Beqir Kastrati”, në lagjen “Mati 1”.

Në fotografitë e sigurueme nga kallxo.com shihet se shpërthimi ka shkaktue dame të konsiderueshme, shkruen kallxo.com

 Zadhanësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj, tha se me të marrë informacionin, njisitë policore kanë shkue në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 10:15 kemi marrë informatë për nji shpërthim në rrugën “Beqir Kastrati” në Prishtinë. Në nji banesë ka shpërthy nji bombol gazi dhe nga kjo asht lëndue nji person.

Personi i lënduem asht dërgue për tretman mjekësor”, tha zadhanësja e Policisë.

 

2-bombolaa