Bono Vox: Asht koha me mendue ma thellë për krizën e refugjatëve

bono

Bono Vox

Tash shpejt jam kthye nga Lindja e Mesme dhe Afrika Lindore, ku i vizitova shumë kampe të refugjatëve – parkingjet e njerëzimit. Shkova si aktivist dhe si europian. Edhe pse në këto dy vjetet e fundit, europianët e kanë kuptue – në mënyrën qe dhemb – se eksodi në masë nga shtetet e rrënueme si Siria, nuk asht vetëm problem i Lindjes së Mesme ose problem afrikan, por asht edhe problem europian. Ashtu siç asht edhe problem amerikan. Kjo na prek të gjithëve.
Vendasi im Peter Sutherland, nji zyrtar i naltë i Kombeve të Bashkueme për Migracionin Ndërkombëtar, e ka ba të qartë se jemi tue përjetue krizën ma të rande të shpërnguljes me forcë, qysh nga Lufta e Dytë Botnore. Me 2010, çdo ditë anekand botës i kanë braktis shtëpitë e tyne mesatarisht diku 10,000 njerëz. Kjo tingëllon si fat – kur e mendon se katër vjet ma vonë ky numër asht katërfishue. Kur njerëzit nxirren me dhunë jashtë shtëpive të  tyne ose edhe nga varfnia dalin, ata shpërndahen gjetiu me krejt dëshpërimin e vet. Dhe “gjetiu” mundet me qene çdokund.
Por, disa pos dëshpërimit kanë edhe shpresë. Duket marrëzi dhe naivitet me fole për shpresë në këtë kontekst, dhe une mund t’u përkas që të dyjave. Por në shumicën e vendeve ku jetojnë refugjatët, shpresa nuk i ka lane kampet: shpresa që nji ditë të kthehen në shtëpi, shpresa për me gjete punë dhe nji jetë ma të mirë. I lash Kenian, Jordanin dhe Turqinë tue pase nji grimë shpresë në veten time. Sepse asht zor me marrë me mend  se sa e randë asht jeta e refugjatit, na kemi shansin me imagjinue atë realitet – dhe me rishqyrtue marrëdhanien tonë me njerëzit dhe vendet e kapuna me konflikte, ose me ato vende që i pranojnë refugjatët.

refugee
Simon Prades

Nuk duhet qase me ide të gabueme për krizën e refugjatëve. Njana asht se refugjatët sirianë janë të përqendruem nëpër kampe. Nuk janë. Këto kampe të lanuna janë aq të mëdhej sa asht zor me kuptue se vetëm nji përqindje e vogël e refugjatëve jetojnë njimend në to; në shumë vende shumica e refugjateve jetojnë nëpër komunitetet e vendeve mikpritëse. Për shembull, në Jordani dhe Liban ma shumë refugjatë  janë nëpër qendrat urbane se sa në kampe. Ky asht nji problem që nuk ka ba vaki.

Gabimi tjetër është se kriza asht përkohshme. Mendoj se mvaret nga përcaktimi se çka domethane shprehja  “përkohësisht”, edhe pse une nuk takova shumë refugjatë, por, ka disa që janë të shpërngulun me dekada. Disa familje kanë kalue dy gjenerata –  dhe disa të ri krejt jetën e tyne e kanë kalue si refugjatë. Ata janë shpërngul nga vendet e tyne, per me u shpërngul prape në vende të treta ku i pranojnë, por nuk kanë të drejtë me lëviz ose me punue.
Këto kuptime duhet ta formulojnë reagimin tonë. Shtetet e Bashkueme dhe kombet tjera të zhvillueme e kanë shansin me veprue ma me mençuni, me mendue ma thellë dhe me veprue  ma shpejtë në trajtimin e kësaj krize per ta parandalue ate të radhës. Përgjatë rrugëtimit tim, tue bisedue me refugjatë dhe me zyrtarë dhe përfaqësues të panumërt të shoqnisë civile, pashë se bota duhet me veprue në këto tri fusha.
E para, refugjatët dhe vendet ku ata jetojnë kanë ma shumë nevojë për përkrahje njerëzore. Ma ashiqare kjo duket në kompleksin Dadaab në Keni, afër kufinit të Somalisë, nji vend i harnuem me najllona. Zyra e Komisionerit për Refugjatë te Kombeve të Bashkueme asht tue ba nji punë bujare tepër të vështirë. Por nuk mundet me i përmbush tana nevojat kur  vazhdimisht  mungojnë fondet nga shtetet që mendojnë se po ja dalin me këtë problem global.
E dyta, duhet me u ndihmue shtetet që kanë pranue refugjatë per me i ba qe ata mos me i pa refugjatet vetëm si ngarkesë, por edhe si përfitim. Bashkësia ndërkombëtare mundet me ba shumë ma tepër, përmes ndihmave zhvillimore dhe marrëveshjeve tregtare, per me i cyte bizniset dhe shtetet mikpritëse të refugjatëve me i pa ata si punëtorë dhe jo si dembelë (Banka Botnore pajtohet me këtë). Refugjatët dojne me punue. Ata kanë qenë dyqanxhi, mësues dhe muzikantë në shtëpitë e tyne dhe prape dojne me qene të tillë, ose me ba diçka tjetër – nëse ata mujn me u edukue, me u trajnue ose me pase qasje në tregun e punës.
Me fjalë tjera, atyne u duhet zhvillim. Zhvillim, i cili investon në ta dhe i fuqizon ata – që nuk i trajton si pranues pasiv, por si udhëheqës dhe si partnerë. Refugjatët që jetojnë nëpër kampe kanë nevojë të menjihershme për ushqim dhe strehim, por ata gjithashtu kanë nevojë për përfitimet afatgjate të edukimit, trajnimit, punës dhe sigurisë financiare.

E treta, bota duhet me përkrah ndihmën e zhvillimit të atyne shteteve që nuk janë rrënue, por që janë dërmue nga lufta, korrupsioni dhe qeverisja e dobët. Sot këto shtete mujn me shperthye në kaos. Në kohët e fundit disa qeveri perendimore i kanë ndërpre ndihmat për me i koncentrue paret ne kërkuesit e azilit mbrenda kufijve të tyne. Por ma pak kushton me u investue në stabilitet se sa me u përball  me jostabilitet. Transparenca, respektimi i ligjit dhe mediat e lira dhe të pamvaruna, gjithashtu janë thelbësore për mbijetesën e shteteve në periferi të kaosit. Për shkak se kaosi, si e dimë të gjithë, asht infektues.
Ate që nuk e pelqejme dhe nuk guxojme me ja lejue vetes, asht me pase shtete të randësishme në Sahel, grupi i shteteve në Jug të Saharës, që janë tue e marrë udhën e njajtë si Siria. Nëse Nigeria, nji shtet shumë ma i madh se Siria, shpërthen nga grupet si Boko Haram, asht mire me mendue ma heret para se na rroke furtuna.
Për fund, disa njerëz mendojnë ma thellë. Ndigjoj vazhdimisht zana për grumbullim të forcave – Afrikane dhe Europiane, të gjeneralëve të ushtrive dhe të Bankës Botnore dhe të Fondit Monetarë  Ndërkombëtar – që të imitohet plani gjenial i amerikanëve, të formohet Plani i Marshallit. Ky plan e ka inicu  tregtinë dhe zhvillimin në shërbim të sigurisë – në vendet ku institucionet kanë qenë  të shkatërrueme  dhe ku ka qenë e humbun shpresa. Edhe pse në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore shpresa nuk ka humbe, edhe per pak kohe, bile edhe atje ku ajo mbahet për fije peni. Mirepo, shpresa e ka humb durimin. Gjithashtu, edhe na duhet me qene me padurim.
Marrë nga New York Times. Përktheu: Sh. Islami