Bordi i Fondit Zhvillimor jep gjysë milioni euro për projektet në veri

Rreth 500,000 euro janë dhanë për dy projekte në komunën e Leposavic’it nga Bordi Menaxhues i Fondit Zhvillimor në takimit e tij të djeshëm.

Mbi 60,000 euro janë dhanë për blemjen e pajisjeve për kopshtin e femive në Leshak.

Për të njajtin qëllim janë dhanë ma herët 140,000 euro nga ky Fond.

Vetë kopshti asht ndërtue me ndihmën e programit të Instrumentit të BE’së për Asistencë Para Anëtarësimit (IPA).

Përveç kësaj, komuna ka marrë 415,000 euro për ndërtimin dhe riparimin e rrugëve.

Bordi Menaxhues po ashtu aprovoi koncept dokumentet për tri projekte që mbështesin: rindërtimin e sistemit të ujnave të zeza në Zvecan, ndërtimin e nji qendre të rijsh në Zubin Potok dhe ndërtimin e strehimores sociale në Leposavic, në vlerë gjithsej 1 milion euro.

Ky ishte takimi i fundit i Bordit Menaxhues të Fondit Zhvillimor i kryesuem nga Samuel Zbogar, Përfaqësuesi Special i BE-‘së në Kosovë, i cili do të largohet nga Kosova për me marrë nji pozitë të re që nga 1 Shtatori 2016.