Boris Johnson largohet prej garës, qe kush pretendon tash!

Boris Johnson, ish-kryebashkiak i Londrës dhe nji nga emnat ma të përfol për me u ba kryeministër i Anglisë, asht tërheq nga gara për drejtimin e Partisë Konservatore.

Johnson mendohej se do ishte nji kandidaturë e fortë për me zanë vendin e David Cameron, që deklaroi dorëheqjen mbasi humbi referendumin për qëndrimin e Britanisë në BE.

Por edhe pse Johnson udhëhoqi fushatën për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, ai deklaroi se nuk do jetë në garë për me drejtue Konservatorët.

Vendimi asht nji tjetër goditje për ish-kryebashkiakun e Londrës.

Disa media shkruejnë se aleanca Brexit, që synonte largimin e Britanisë nga BE, po shperbahet.

Kjo për shkak se Michael Gove, që udhëhoqi fushatën e largimit së bashku me Johnson, deklaroi se do të garojë vetë për kreun e Partisë Konservatore.

Ky zhvillim i befasishëm u shoqnue nga nji deklaratë e tij se ‘Johnson nuk mundet me ofrue lidershipin e nevojshëm për Konservatorët’.

Ministrja e Mbrendshme, Theresa May ka konfirmue se do jetë në garë për detyrën e randësishme.

Sondazhet thonë se ajo mundet me fitue këtë post.

May ishte mbështetëse e qëndrimit në BE, por në mënyrë jo shumë aktive.