Boris Johnson shpreh ngushëllime për vdekjen e Astrit Deharit

auto_boris1478771993

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës, ka shprehë ngushëllime për aktivistin e Vetëvendosjes që vdiq në burgun e Prizrenit.

Johnson po qëndron në Kosovë për nji vizitë nji ditore. Atij i asht organizue nji seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, ku iu asht drejtue deputetëve me nji fjalim.

Johnson ka shrehë ngushëllime familjes Dehari për vdekjen e djalit të tyne, Astritit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Ngushëllime familjes për Astrit Deharin. Ju ftoj që me pasë nji hetim të pamvarun”, ka deklarue Johnson.

Johnson ma tej ka folë për marrëdhaniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku tha se duhet me pasë normalizim marrëdhëniesh.

“Unë e kuptoj se e kaluemja asht plotë me dhimbje dhe vuejtje dhe nuk pritet me u largue lehtë, por kërkohet kurajo politike dhe nuk kam dyshim që mundet me u arritë”, ka deklarue britaniku.

Ai tha se duhet me pasë nji tentativë të sinqertë për m’i zgjidhë problemet e të kaluemes dhe për këtë Kosova ka me pasë mbështetjen e Britanisë dhe partnerëve tjerë.