Boris Johnson viziton Serbinë, po çka thotë për Kosovën!

Ministri britanik i Punëve të Jashtme Boris Johnson javën e ardhshme shkon për nji vizitë zyrtare në Serbi

Vizita në Beograd e shefi t të diplomacisë britanike, bahet mbas takimit të tij gjatë kësaj jave në Londër me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa.

Për këtë takim, Johnson kishte shkrue në Twitter tue e quejt Kosovën vend me randësi për stabilitetin e Ballkanit.

Simbas gazetës së Beogradit “Danas”, gjatë qendrimit dy ditësh në Beograd Johnson ka me u takue me kryeministrin serb Aleksandar Vucic si dhe ka me qendrue në Kuvendin e Serbisë.

Asht planifikue që në ditën e dytë të qendrimit, të mbahet nji debat për librin e Johnsoni “Faktori Churchill – si e krijoi historinë nji burrë”.