Borxhi i Donald Trump ka me ju befasue!

Simbas njoftimeve nё media, firmat e kanditatit republikan pёr president nё SHBA, Donald Trump kanё borxhe nё vlerёn e tё paktёn 650 milionё dollarёve.

“New York Times” njofton, se perandoria e firmave tё Trumpit janё debitore me 650 milionё dollarё (573 milionё Euro).

Kjo asht dyfishi ma shumё nga detyrimet qё kishte deklarue deri tash ekipi i tij elektoral.

Gazeta e SHBA’s pёr artikullin e saj ka hulumtue pёrmes nji sipёrmarrjeje tё specializueme tё dhanat publike tё ma shumё se 30 sipёrmarrjeve nga konglomerati i manjatit tё imobiljeve.

Krahas shumёs 650 milionёshe tё borxheve duhet marrё parasysh, qё “nji pjesё e randёsisshme e pasunisё sё Trumpit” asht e lidhun pёrmes tre partneriteteve tё ndёrmarrjeve.

Kёsisoj nji sёri kreditorёve u takon nji shumё e pёrgjithshme prej rreth 1,76 miliardё eurosh, njofton gazeta.

Hulumtimi tregon, se “sa enigmatike janё bizniset e Trumpit”, thuhet nё New York Times.

Kjo gazetё nxjerr nё pah gjithashtu se mirёqenia e Trumpit ”mvaret fort prej nji rrjeti tё madh pёrkrahёsish financiarё, ndёr ta njani, tё cilin ai e ka atakue gjatё fushatёs elektorale”.

Ndёr donatorёt e Trumpit ban pjesё nji nga bankat ma tё mёdha tё Kinёs, qё kandidati republikan pёr president e kritikon si armikun kryesor ekonomik tё SHBA’s.

Ai ka marrё para edhe Banka e Investimeve nё SHBA Goldman Sachs, qё ai e ka akuzue, se influencon rivalen e tij demokraten Hillary Clinton.

Trump preferon tё mburret me suksesin e tij.

Si miliarder i vetёshpallun ai vazhdimisht nё luftёn elektorale thekson perandorinё e vet tё imobiljeve dhe deklaron nji pasuni prej rreth 8,8 miliardё eurosh, përcjell DW.

Trump nuk kursehet tue dhanë kёshilla pёr shtimin e pasunisё.

Ai i ka hedh poshtё kerkesat nga partia e tij me publikue deklarimin e tatimeve, sikurse asht prej dekadash e zakonshme pёr kandidatёt pёr president tё SHBA’ve.

Po ashtu ai nuk ka pranue verifikimin e pasunisё sё tij nga nji instancё e pamvarun.

Nё sondazhe mbas Clintonit

Javёt e kalueme republikani i diskutueshёm ka humb vazhdimisht pёrkrahjen edhe mbrenda radhёve tё partisё sё vet kundrejt rivales demokrate Clinton.

Mesatarisht simbas sondazheve tё fundit tue ju referue nji vlerёsimi tё Real CLear Politics nё nivelin e mbanё popullsisё sё SHBA’ve Trump arrinё nё 41% dhe Clinton nё 47 %.

Zgjedhjet zhvillohen nё Nandor.