Bosna s’e njeh Kosovën, por ka me bisedue për vizat!

Kryediplomati boshnjak Igor Crnadak ka thanë se Bosna nuk mundet me njoftë Kosovën, por simbas tij, Sarajeva asht e gatshme me bisedue për vizat me autoritetet në Prishtinë.

Bosna, në mandatin e kësaj qeverie, nuk mundet dhe nuk ka me njoftë pamvarësinë e Kosovës.

Kështu ka deklarue sot ministri i Punëve të Jashtme të Bosnës, Igor Crnadak, por ka shpreh gatishmëninë me bisedue me Kosovën për thjeshtësimin e procedurave të vizave dhe njohjen reciproke të dokumenteve.

Crnadak ka thanë se Bosna në këto bisedime asht e gatshme me hye tue respektue dialogun që asht tue u zhvillue mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, dhe, si thotë ai për “Anadoly Agency”, tue pasë parasysh pozitën e fqijit të Bosnës, Serbisë.

“Përkushtimi ynë asht që në mandatin e kësaj qeverie në nivel shtetnor të Bosnes nuk mundet dhe nuk ka me me pasë njohje të Kosovës, por se jeta duhet me vazhdue në mënyrë normale sado që të jetë e mundshme”, ka thanë Crnadak.