Bosnje dhe Hercegovina paralajmëron lehtësina për marrjen e vizave

Minstri i Jashtëm i Bosnje dhe Hercegovinës, Igor Crnadak, deklaroi sot në Sarajevë se vendi i tij, i cili nuk e ka njoftë pamvarësinë e Kosovës, aktualisht nuk ka mundësi me shqyrtue heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, por ka paralajmërue lehtësi procedurale.

Këshilli aktual i Ministrave dhe kjo përbamje e Presidencës së BeH deri në fund të mandatit të saj, nuk ka me pasë në rend të ditës heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, u tha gazetarëve Crnadak, tue theksue se janë të gatshëm me bisedue për aplikimin e disa lehtësinave gjatë marrjes së vizave”.

Simbas tij, lehtësimi i procedurave nga ekspertët ka me u ba në bazë të marrëveshjes së arritun me Komisionin Europian.

Ai tregoi se deri më tash, 2 herë asht shty kjo mbledhje me kërkesë të palës tjetër, por theksoi se bisedime ka me pasë dhe ka me u vendose procedura ma e thjeshtë.

Crnadak u shpreh i bindun se vjet, asnji kërkesë për vizë nga kosovarët nuk asht refuzue nga ministri i Jashtem.

“Secili që ka kërkuar, ka marrë vizën dhe ka ardhe. Fatkeqësisht, në këtë moment nuk ka mundësi me u shqyrtue heqja e vizave, por nji lloj i lehtesinave procedurale asht e mundshme”, tha Crnadak, transmetojnë mediat e Sarajevës.