Bota e shtrembt e Zojës së Parë të Sirisë, çka thotë ajo për luftën dhe burrin e saj!

Ajo asht e bukur, e arsimueme dhe e paskrupullt.

Pesë vjet ka hesht Zoja e Parë e Sirisë, Asma al-Assad, 41 vjet.

Gjatë këtyne pesë vjeteve kanë vdek ma shumë se gjysë milioni njerëz në konfliktin e tmerrshëm të Sirisë.

Tash, grueja e diktatorit thotë saktësisht: “Vdekja e çdo femi asht nji humbje për Sirinë”.

Nuk mundet me ngja,  ma e huej kjo deklaratë.

Kjo për shkak se në mesin e viktimave të konfliktit janë ma shumë se 50.000 femijë të pafajshëm, që kanë humb jetën në mënyrën ma brutale.

Mbi 100 mijë femijë janë të rrethuem në Aleppo.

Intervistën e dha për televizionin rus, Russia24.

Ishte intervista e parë që prej shpërthimit të konfliktit në vitin 2011.

Për të shoqin Bashar Assad, 51 vjet, me të cilin ka tre femijë, ajo thotë: “Ai e merr rolin e babes shumë seriozisht. Ai asht nji njeri shumë bujar”.

Fakt asht: Bashar Assad po lufton kundër popullit të tij, për me ruejt pushtetin. Dhe lufta asht shumë mizore: ai lejon ushtrinë me perdorë municione të ngjashme me napalmin ndaj popullit të tij- viktimat janë kryesisht femijë.

Ajo falenderon rusët për mbështetjen e ofrueme.

“Situata mund të kishte qenë ma e keqe pa miqtë e Sirisë”.

Fakt asht: Vetëm nga sulmet ajrore të Rusisë në Siri janë vra mbi 10 mijë persona mbrenda nji viti- ma shumë se nji e treta e tyne janë civilë.

Në mesin e të vdekunve janë mbi 900 femi. Kështu, “miku i vërtetë i Sirisë” po kryen nji nga krimet ma të mëdha të luftës të këtij shekulli.

Ajo thotë se nuk ka ndërmend me u largue nga vendi.

“Po, më asht ofrue që të largohem nga Siria. Por nuk duhet të jesh gjeni me kuptue se çfarë duem me arritë me këtë. Kjo nuk ka lidhje me mue apo femijët, por qëllimi asht që të dobësohet besimi i popullit te bashkëshorti im. Unë kam qenë nga fillimi këtu dhe nuk kam mendue me shkue diku tjetër”.

Fakt asht: Popullsia e ka humb besimin te presidenti. Ma shumë se 5 milionë njerëz janë largue nga Siria. Ndërkohë Assad organizon zgjedhje fallce, ku votohet vetëm në ato zona që janë nen kontrollin e qeverisë.

Shumë qeveri të hueja nuk i shohin si legjitime këto zgjedhje.

Kush asht Alma al-Assad?

Asma al-Assad, nanë e tre femive dhe ish-bankiere investimesh, lindi në vitin 1975 në Londër nga prindë sirianë.

Ajo asht martue me Assad që prej 16 vjetesh.

Marrë  nga gazeta Bild. Mapo.al

 

1-siri

 

2-siri

 

3-siri

 

4-siri

 

5-siri