Bota flet për ‘komplotin’ e ISIS në Shqipni, ushtria gjen varr masiv n’Irak

Mediat ndërkombëtare kanë publikue disa pamje nga forcat irakiane, që kanë zbulue nji varr masiv në territoret që kontrolloheshin ma parë nga ISIS.

Zyrtarët irakianë thanë se kanë gjetë trupat pa krye të rreth 100 civilëve, ndërkohë që ushtria po përparon drejt Mosulit.

Në varrin masiv ka mbetje njerëzore, tesha të grisuna e madje edhe lojna të fëmive.

Ndërkohë, njikohësisht me këtë lajm, shumë media ndërkombëtare shkruejnë se ISIS kishte planifikue nji sulm terrorist në Shqipni.

Simbas tyne, sulmi terrorist kishte me u krye gjatë ndeshjes mes Shqipnisë dhe Izraelit, e vlefshme për Botnorin e vitit 2018.

“Jerusalem Post” thotë se Zyrja e Anti-terrorit në Izrael e ka konfirmue se ka pasë nji komplot kundër kombëtares izraelite.

3-38 4-41