Bota me numër rekord të refugjatëve!

Si pasojë e luftave dhe konflikteve të ndryshme, ma shumë se 65 milionë njerëz, gjysa e tyne nga Siria, Afganistani e Somalia, janë zhvendos në krejt botën.

UNHCR ka deklarue se numri i të shpërngulunve për këto arsye, ku përfshihen refugjatët, azilkërkues e persona që kanë lëviz mbrenda kufijve të vendit të tyne, asht ma i madhi i regjistruem ndonjiherë dhe shenon nji rritje me 5 milionë vetë mbrenda nji viti.

Në raportin e përvitshëm të publikuem në Ditën Botnore të Refugjatëve, OKB thekson se asht hera e parë që numri i refugjatëve nepër botë kalon nivelin e 60 milionëshit.

Simbas mediave ndërkombëtare, deri tash, zgjidhjet e këtij ngërçi kanë qenë të paplota, mendojnë ekspertët, sepse përpjekjet nuk po fokusohen te zgjidhja e vërtetë: ajo e shkaqeve t’arratisë. Për aq kohë sa në Siri vazhdon me u luftue, njerëzit do të përpiqen në vijimësi me u largue prej andej, e nuk ka për t’i pengue asnji tel me therra.