Bota n’alarm, Korea e Veriut pregaditet me lshue nji tjetër raketë (video)

Kim Jong-un po planifikon nji tjetër testim raketash, tue iu përgjigjë kështu manovrave ushtarake të Koresë së Jugut, ku stimuloheshin sulme me raketa ndaj Veriut .

Këtë mëngjes, Korea e Jugut ka alarmue mbanë botën mbasi njoftoi zyrtarisht se kishte zbulue sheja se Kim Jong-un ishte tue u pregaditë me krye nji tjetër nisje raketash.

Ministria koreano-jugore e mbrojtjes tha në nji seancë parlamentare se ishte tue pa sheja se Korea e Veriut po planifikonte të niste të tjera raketa ballistike, ndoshta tue përfshi nji raketë ballistike ndërkontinentale.

“Na kemi pa sheja të vazhdueshme për të tjera lshime të raketave ballistike. Parashikojmë gjithashtu se Korea e Veriut mundet me lshue nji raketë ballistike ndërkontinentale”, tha Chang Kyung-soo, nji zyrtar i ministrisë së mbrojtjes.