Bota në prag të Luftës së III, çka thotë ushtaraku amerikan! (foto)

Kryetari i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA’ve, Joseph Dunford, gjatë nji takimi 50-minutësh me Presidentin e Koresë Jugore, Moon Jae’in, ka diskutue për provokimet e Koresë Veriore.

“Opcionet ushtarake që janë tue u pregadit kundër Koresë Veriore do të përdoreshin kur sanksionet diplomatike dhe ekonomike kishin me deshtue”,- ka thanë Joseph Dunford.

Ai ka qenë në Seul për me diskutue me zyrtarët ushtarakë të Koresë Jugore.

Tensionet janë rrit në muejt e fundit për shkak të shqetësimeve se Koreja Veriore asht gati me përmbush qëllimin e saj për me vnue në shënjestër të armëve bërthamore SHBA’n.

Koreja Veriore dhe Shtetet e Bashkueme kanë shkëmby kërcënime me sulme ushtarake javën e kalueme.