Bota po nderon viktimat e sulmit n’Orlando

Manifestime të heshtuna janë mbajt në Orlando të Floridës dhe në krejt botën për viktimat e sulmit vdekjeprumës në nji klub të homoseksualëve.

Imami Muhammad Musli, nga Shoqnia Islamike e Floridës, u tha të tubuemve në Orlando se myslimanët janë të bashkuem me ta “kundër ideologjisë së urrejtjes, vdekjes dhe shkatërrimit”.

Tubime të ngjashme janë mbajt edhe në Francë, Australi, Britani dhe Gjermani.

Sulmi në klubin e natës “Pulse” në Orlando ka lanë të vramë 49 veta dhe të plagosun dheta të tjerë.

Autoritetet amerikane thonë se sulmuesi Omar Mateen ka shpreh besnikëri ndaj grupit militant Shteti Islamik.

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Barack Obama, ka me udhëtue në Orlando t’Ejten për t’ju ba nderime viktimave.